Ndalon makinën tek dera kryesore e kampit, shpejt e shpejt zbarkon dhuratat dhe largohet me shpejtësi, pa përshëndetur asnjeri dhe pa u identifikuar.
Prej dy vitesh një bamirës anonim po kontribuon për kampin veror të personave me aftësi të kufizuara në Velipojë.
Në këtë kamp të mbështetur nga Kisha Katolike Shqiptare, përveç bamirësve me dhurata të ndryshme, ka edhe bamirës me pune vullnetare që vijnë nga e gjithë bota.
“Është një eksperiencë shumë pozitive dhe shumë emocionale. Më pëlqen të punoj me këtë shtresë, jam shumë e lumtur prandaj vij çdo vit nga Meksika këtu. Kujdesem për ta, i ushqejmë, argëtohemi së bashku pra jetojmë me ta. Të dhurojnë dashuri në çdo moment”, tha një vullnetare, Rosa Maria Herrera.
Kampi me personat me aftësi të kufizuar, organizohet prej rreth 30 vitesh.
Top Channel