Nga Eduard Zaloshnja
Pavarësisht se ndonjë lokal i ri buzë gjolit mundohet të imitojë diskot e zhurmshme të Sarandës, e pavarësisht se ndonjë plazh privat poradecar mundohet te imitojë prepotencën e Ksamilit, Pogradeci mbetet magneti veror i turizmit vendas.
Kam ardhur rregullisht këtu në behar qysh kur kam qenë 6-muajsh. Pra, e kam parë trajektoren zhvillimore të këtij qyteti, nga një magnet primitiv i turizmit vendas, në një magnet modern i turizmit, po vendas.
Doni mëngjese e mbrëmje te freskëta? I gjeni ne Pogradec, teksa pjesa tjëter e vendit zhuritet nga vapa.
Doni restorante me ushqime te shijshme, shërbim të këndshëm, e çmime të arsyeshme? I gjeni në Pogradec, teksa në bregdet duhet ta mendoni mirë ku do uleni.
Doni variacione gjatë pushimeve verore në Pogradec? Mund të vizitoni këtu rrotull Drilonin, Tushemishtin, Shën Naumin, Linin, Strugën e Ohrin.
Doni ta shijoni Pogradecin në behar? Vizitojeni sa pa ardhur dyndja e turizmit të huaj, që pashmangësisht do të vijë…
Top Channel