Franko Burraj mbyll aventurën në Paris, atleti shqiptar eliminohet në raundin e parë

03/08/2024 12:52

Franko Burraj nuk arriti dot të shkonte më shumë se vendi i 8-të në raundin e parë të garës 100 metra për meshkuj, pasi u kualifikua si i dyti në baterinë e tretë në fazën para-eliminatore.

Atleti shqiptar arriti kohën e 10.6 sekondave, e pamjaftueshme për të arritur një nga tre vendet e para, në mënyrë që të avanconte për në gjysmëfinale dhe duke i dhënë lamtumirën “Paris 2024”.

Tashmë shpresat e Shqipërisë për një medalje në atletikë në këto Lojëra Olimpike janë te Luiza Gega, e cila do të garojë nesër në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA