“Një në tetë”/ Rezart Gurashi sjell ekspozitën me portrete, ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

02/08/2024 15:48

“Një në tetë” është ekspozita fotografike, që na sjell në fokus ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, e çelur të enjten në Galerinë Kalo. 

E tillë si statistika, 1 në tetë gra preket nga sëmundja e rëndë. Rezart Gurashi ka fotografuar portrete reale të grave që e kanë kaluar këtë betejë duke i ndërthurur ato me fotografi të tjera artistike.

Ekspozita  sjell në vëmendje historitë  e këtyre grave, duke nxjerrë në pah bukuritë dhe shpresën e tyre. Fjongoja rozë më kujton është një iniciativë e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare.

Për artistin Rezart Gurashi ka një arsye thellësisht personale dhe të ndjerë për të bërë këtë ekspozitë dhe për t’ia kushtuar nënës së tij.

“Mamaja ime është në shtëpi sot, nuk mund të vinte këtu sot. Ajo është me kancer. Por nuk mund të vinte këtu jo për shkak të kancerit, por për shkak të moshës, sepse ajo është më këmbëngulëse se kanceri dhe kuptova që kjo është forca e vërtet që e pashë te të gjitha zonjat. Për nënën nuk mjafton një foto dhe ekspozitë, kështu që e gjitha kjo është për të”, tha Gurashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA