VIDEO/ Boksierja italiane tërhiqet nga dueli me transgjinoren pas 45 sekondash, në rrjet “shpërthejnë” polemikat, reagon dhe Meloni

01/08/2024 13:35

Një duel i mbushur me polemika ishte ajo mes boksieres italiane Angela Carini dhe transgjinores algjeriane Imane Khelif që zgjati vetëm 45 sekonda.

Italiania u detyrua që të tërhiqej mes lotësh nga gara pas vetëm 45 sekondash, pasi nuk mundi të përballonte grushtet nga kundërshtarja e saj.

Kjo gjë ka sjellë menjëherë reagime të ashpra në rrjet, për të mos i lejuar sportistët transgjinorë të konkurrojnë në disiplinat e femrave.

Pas duelit, boksierja italiane u shpreh se nuk donte të dorëzohej, por e ndjeu që nuk mund ta vazhdonte më tej këtë sfidë, duke shtuar dhe se mori një dëmtim në hundë.

“Nuk më pëlqeu të luftoja më pas minutës së parë. Fillova të ndjeja një dhimbje të fortë në hundë. Nuk është në stilin tim që të dorëzohem, por pikërisht sepse nuk munda ta bëja, thashë “mjaft” dhe i dhashë fund ndeshjes.

U futa në ring për babain tim. Olimpiadën e kaluar babai im po vdiste, kjo ishte Olimpiada ime dhe doja të ecja kilometrin e fundit. Nëse ndalova, e bëra vetëm për familjen time”, tha Carini.

Këtë duel e ka komentuar dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila nuk e cilësoi si të barabartë.

“Nuk kam qenë dakord me zgjedhjen e vitit 2021, nuk jam dakord sot. Falënderoj Angela Carinin për mënyrën se si luftoi edhe pse nuk arritëm ta shihnim, pamë vetëm shkrepje të vogla.

Më vjen keq edhe më shumë. Dje isha e emocionuar kur ajo shkroi se do të luftonte, sepse në këto gjëra me siguri ka rëndësi edhe përkushtimi, koka, karakteri. Për mendimin tim, nuk ishte një ndeshje e barabartë”, tha Meloni.

Gjithashtu, prania e Khelif në Paris ka qenë objekt debati orët e fundit duke qenë se në mars të vitit të kaluar ajo u skualifikua në prag të finales së titullit për shkak të niveleve të larta të testosteronit.

Tashmë pritet të merret një vendim nga Federata Olimpike nëse do të vazhdojë të lejojë që sportistët transgjinorë të konkurrojnë në disiplinat e femrave pas komenteve dhe sulmeve të marra në rrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA