Axel Witsel është shndërruar tashmë në një qendërmbrojtës të mirëfilltë edhe pse roli i tij natyral është ai i mesfushorit.
Belgu, e ka pranuar me kënaqësi detyrën e re të propozuar nga trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone dhe së fundmi shprehet se ndjehet komod në qendër të mbrojtjes. Ndër të tjera, Witsel vlerësoi së tepërmi Simeonen pasi sipas tij ai është një njeri i drejtëpërdrejtë dhe që ta shprehë në sy atë që mendon.
“Idea e Simeones për të më vendosur në qendër është sepse ai kërkonte që ta luanim më shumë topin në mbrojtje. Ta nisnim aksionin nga poshtë dhe mua në fakt m’u desh pak kohë për t’u përshtatur. Ishte diçka e re, por që tani ndjehem shumë komod në qendër të mbrojtjes.
Tani në mendjen time unë jam një mbrojtës i mirëfilltë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Simeonen, ai më pëlqen pasi është një person i drejtpërdrejtë. Ai ta thotë në sy atë që mendon, dhe unë kam krijuar një raport shumë të mirë me të”, u shpreh Witsel./ Super Sport
Top Channel