Rritje pagash për pushtetin vendor, ministri Mazniku: Ristrukturim i bashkive në tre grupime të mëdha

01/08/2024 11:12

Rritje pagash edhe për punonjësit në pushtetin vendor. Qeveria miratoi sot vendimin, që riklasifikon nivelin e pagave.

Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku foli për një ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha.

“E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomist etj, merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, tha Mazniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA