I riu që u zgjua për mrekulli nga koma pas 244 ditësh, goditet për vdekje nga kamioni

01/08/2024 21:00

Një burrë që u konsiderua si një “mrekulli moderne”, pasi u zgjua nga koma pas 244 ditësh, u godit për vdekje tragjikisht nga një kamion shtatë vjet më vonë.

Drew Kohn pësoi një përplasje me motor disa ditë para ditëlindjes së tij të 23-të në korrik 2017 në Jacksonville, Florida , sipas një faqeje GoFundMe.

“Mjekët menduan se ai kishte trurin e vdekur dhe nuk do të ecte apo fliste më, por nëpërmjet besimit dhe fuqisë së lutjes ai doli nga koma pas 244 ditësh dhe jetoi jetën në maksimum”, thuhet në faqe.

Kohn kishte pësuar një dëmtim traumatik të trurit, dy mushkëri të shtypura, një shpatull të thyer dhe kishte lënduar brinjët dhe legenin e tij. Pavarësisht nga ajo që besonin mjekët, nëna e Kohn, Yolanda Osborne-Kohn, nuk hoqi dorë kurrë nga djali i saj.

“Ata do të kishin marrë organet e tij,” tha Osborne-Kohn për First Coast News.

“Ishte për shkak të besimit tim që më dha guximin të flas, t’i kundërshtoj dhe nuk lejova ti marrin asnjë thonj apo qerpik”, ka thënë nëna e tij.

Pas pesë muajsh, Kohn doli nga spitali dhe shkoi në shtëpinë e tij, ku nëna e tij vazhdoi të lutej për të. Kur u zgjua papritmas, ai shqiptoi fjalët: Po mami, jam mirë. Të dua, mami. Të premten, pak më shumë se shtatë vjet pasi u zgjua dhe disa ditë para ditëlindjes së tij të 30-të, Kohn po ecte kur u përplas nga një kamionçinë në Collins Road.

Kohn u shpall i vdekur në vendngjarje. Shoferi i kamionit tha se ai nuk e pa Kohn dhe ndaloi dhe thirri 911 dhe bashkëpunoi me autoritetet, tha Zyra e Sherifit të Jacksonville. Faqja GoFundMe ka mbledhur më shumë se 12,000 dollarë që nga mbrëmja e së mërkurës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA