Dëmtohet blerja e re, Inzaghi synon ta ketë në dispozicion në javën e parë të Serisë A

01/08/2024 16:49

Simone Inzaghi përballet me problemet fizike të futbollistëve të tij ende pa nisur sezoni.

Trajneri i Interit do të duhet të punojë disa ditë pa Mehdi Taremin në dispozicion të tij.

Qendërsulmuesi iranian është dashur të ndërpresë stërvitjen për shkak të një problemi fizik, gjë që do ta detyrojë të pushojë. Gjendja e tij fizike do të vlerësohet në ditët në vijim.

Siç raporton gazetari Pasquale Guarro, Taremi nuk u stërvit të enjten e 1 gushtit për shkak të një problemi muskulor.

Interi dha informacion për gjendjen e tij me një shënim në faqen e tyre zyrtare.

“Mehdi Taremi iu nënshtrua një MRI mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Analizat vunë në pah një tendosje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.

Objektivi është që ish-qendërmbrojtësi i Portos të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të planifikuar për 17 gusht, përballë Genoas.

Taremi sigurisht që do të mungojë në miqësoren kundër Pizës, të planifikuar për të premten, më 2 gusht, në orën 19:30. Ai pritet të pushojë edhe në ndeshjen kundër Al Ittihad, më 7 gusht./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA