Debati për zgjedhjet në Kosovë/ Opozita propozoi 26 janarin për votime, Vetëvendosja mungon në takimin me presidenten

01/08/2024 20:02

Në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, liderët e partive opozitare prej katër datave të mundshme për zgjedhjet e rregullt, propozuan 26 janarin e vitit 2025, si ditën më të përshtatshme për zgjedhje. 

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje që mungoi në këtë takim, nuk është e pajtimit që zgjedhjet të mbahen muajin e parë të vitit të ardhshëm.

“Po dëshirojnë të fillojnë fushatë  zgjedhore me 24 dhjetor. Një ditë para krishtlindjeve. Dy javë para vitit të ri të bëjnë fushatë. E me 26 janar të jenë zgjedhjet. Me siguri shumë ekspertë e profesorë që kanë brenda e jashtë kryetarët aktual e kanë analizuar gjatë këtë temë. Dhe kanë dalë në konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri”, ka shkruar Dejona Mihali, koordinatore brenda partisë në pushtet.

Politologët në Kosovë, këtë e shohin si taktikë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ky taktizim, mosshkuarja e kryeministrit në takim, pastaj refuzimi i datës 26, datë kjo e propozuar nga opozita, mendoj që është varianti tjetër, dorëheqja e kryeministrit dhe shkuarja e vendit në zgjedhje e që është muaji nëntor ashtu si po i dëgjojmë disa akterë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Fidan Ukaj-politolog.

Të mërkurën, partitë opozitare dhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan se përkundër ende ka mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme, në takim nuk u tregua vullnet për një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA