Milani ka njoftuar se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të futbollistit Strahinja Pavlović nga Red Bull Salzburgu.
Mbrojtësi serb ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028, me opsion edhe për një vit.
I lindur në Shabac (Serbi) më 24 maj 2001, Pavlovic u rrit në sektorin e të rinjve të Partizanit të Beogradit me të cilin debutoi në ekipin e parë në shkurt 2019 dhe në dy sezone me Partizanin bëri 57 paraqitje dhe shënoi 2 gola, duke fituar Kupën e Serbisë.
Midis 2020 dhe 2022 ai luajti për ekipe të tilla si Monaco, Bruges dhe Basel përpara se të transferohej te Salzburgu, me të cilin bëri 71 paraqitje dhe shënoi 6 gola, duke fituar një Bundesligë austriake. Ai gjithashtu krenohet me 38 paraqitje dhe 4 gola për Serbinë, përfaqësuese me të cilën bëri debutimin më 3 shtator 2020.
Pavlović do të mbajë fanellën kuqezi me numër 31. Milani ka paguar për lojtarin 18 milionë plus 2 në formë bonuesh.
Top Channel