
Kelechi Iheanacho është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Sevilla-s.
Sulmuesi 27-vjeçar është larguar nga Premier League, ku ka luajtur për ekipe si Machester City dhe Leicester City, për të nisur një eksperiencë të re, tashmë në La Liga.
Lajmin e transferimit të sulmuesit nigerian e ka bërë publik vetë klubi i Sevilla-s përmes rrjeteve sociale, ku thekson se Iheanacho do të jetë pjesë e tyre për të paktë dy sezonet e ardhshme
“Kelechi Iheanacho është tashmë një lojtar i Sevilla FC, nënshkrimi i pestë për këtë sezon 24/25 pas Ejuke, Peque, Saul dhe Sambi dhe firmos për dy sezone, me opsionin për një tjetër vit shtesë. Ai arrin te Sevilla si lojtar i lirë pas disa sezonesh te Leicester City”-thuhet në njoftimin zyrtar të klubit spanjoll.
Top Channel