Marksman Kim Ye-ji, qitësja e Lojërave Olimpike ka marrë gjithë vëmendjen e internetit.
Qëndrimi i saj teksa po bënte qitjen me armë u bë viral. Kjo pasi ajo po mbante një dorë në xhep, ndërsa me dorën tjetër po mbante armën dhe pasi qëlloi ngriti xhamin e syzes, rregulloi armën, pa nga kamera dhe gjithë internetit e cilësoi si “final boss” të Lojërave Olimpike.
Pjesëmarrësja nga Koreja e Jugut fitoi medaljen e argjendtë. Kim Yeji konkurroi në disiplinën e qitjes nga largësia 10 metra më 29 korrik dhe fotot dhe videot virale nga momenti i gjuajtjes dhe qëndrimit të saj kaq ikonik u bënë virale.
Një detaj tjetër është që në xhepin e saj shfaqet i varur një elefant i vogël, i cili sipas teorive në internet, është i vajzës së saj.
“Nuk kam parë kurrë një grua më ikonike”; “Jam e habitur dhe pak e frikësuar”; “Kim Yeji sapo na tregoi se ç’është vetëbesimi”; “Ok, mund të mbyllen Lojërat Olimpike! Ajo fitoi”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Is this the hottest and coolest anyone has ever looked in history? Possibly.
— 𝕯𝖎𝖑𝖉𝖔 𝕭𝖆𝖌𝖌𝖎𝖓𝖘 (@EmmaTolkin) July 30, 2024
Top Channel