33-vjeçari Gentjan Markaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kurbin, i cili ndodhej në pronësi të Fatjon Stakajt.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale, me ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Autori i dyshuar, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA