Sulmi me dron godet gjatë paradës ushtarake të kreut të ushtrisë në Sudan (fotot)

31/07/2024 18:08

Në pamje të publikuara në rrjet sudanezë shiheshin që vraponin për mbrojtjes kur një sulm me dron godet në bazën ushtarake të Gibet në lindje të Sudanit, gjatë një ceremonia diplomimi ku merrte pjesë dhe kreu i ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan.

Ushtria tha se pesë njerëz ishin vrarë në sulmin rreth 100 kilometra larg Port Sudan, ku ushtria mbështetëse e qeverisë është strehuar që prej nisjes së luftimeve në kryeqytetin Kartoum.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan Sudan ka përjashtuar mundësinë e negocjatave me paramilitarët rebelë, pasi i mbijetoi sulmit të sotëm në lindje të vendit.

“Ne nuk kemi frikë nga dronët,” tha gjenerali, duke refuzuar mundësinë e negocjatave me palën rebele. Ndërkohë sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë palë.

Fuqi ndërkombëtare kanë ftuar të dy palët për negocjata në Gjenevë, por Burhan tha se çdo iniciativë paqeje “duhet të njohë e të konsultohet me shtetin e Sudanit”.

Në konfliktin e nisur papritur në maj, janë vrarë më shumë se 100 000 njerëz dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Forcat rebele RSF, të pajisura e financuara mirë, kontrollojnë tashmë kryeqytetin Khartoum, shtetin qendror Al-Jazira, dhe pjesën më të madhe të Darfur.

FOTO GALERI
2/4
Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie diplomimi ku merrte pjesë dhe kreu i ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA