Studimi zbulon metale të rënda në të gjitha produktet e çokollatës në SHBA (fotot)

31/07/2024 16:27

Studiuesit kanë zbuluar nivele plumbi dhe kadmuimi disa herë më të larta nga sa lejohet në udhëzimet shëndetësore në Kaliforni.

Metalet toksike kontaminonin të gjitha produktet e çokollatës së zezë, shkruanin studiuesit e George Washington University në raportim e tyre, të publikuar në revistën shëndetësore ‘Frontiers in Nutrition’.

Ka në shitje më shumë se 70 produkte të çokollatës së zezë në rrjetet amerikane si Amazon, GNC e Whole Foods te cilat u kontrolluan për kontaminim me metale toksike, por emrat e artikujve nuk përmendeshin në studim.

Aty shtohej se marrja e mostrave ishte kryer për një periudhë tetë vjeçare, nga 2014 deri në 2022.

Studimi shkruante se 43% e produkteve kalonin nivelet e lejuara të plumbit dhe 35% kalonin nivelet e lejuara të kadmiumit, sipas nivele ligjore të Kalifornisë për metalet e rënda në ushqim.

Studiuesit gjetën nivele plumbi në çokollatë nga zero në 3.316 mikrogramë për një dozë ditore, në krahasim me 0.5 mikrogramë që lejon ligji në Kaliforni. Ndërsa nivelet e kadmiumit në çokollatë arrinin ën disa raste deri në 14.12 mikrogramë në një dozë mesatare ditore, në krahasim me 4.1 të lejuara.

Çdo sasi plumbi në ushqim është helmuese, nëse llogaritet që materiali nuk është i tretshëm dhe se masa akumulohet me kalimin e kohës. Kadmiumi është gjithashtu lëndë toksike e lidhur me kancerin që dëmton sistemin kardiovaskular, gastrointestinal, neurologjik, riprodhues e respirator te njeriut.

Kadmiumi besohet se merret nga toka e kontaminuar ndërsa plumbi besohet se arrin te produktet nga procesi tharjes e përpunimit të çokollatës.

“Rezultatet e analizave tregojnë se ky kontaminim kërkon kufizime të ashpra rregullatorë”, shtohej në studim, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Çdo sasi plumbi në ushqim është helmuese, nëse llogaritet që materiali nuk është i tretshëm dhe se masa akumulohet me kalimin e kohës. Kadmiumi është gjithashtu lëndë toksike e lidhur me kancerin që dëmton sistemin kardiovaskular, gastrointestinal, neurologjik, riprodhues e respirator te njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA