“Njoftimi i Kloppit, tërmet i vërtetë”, CEO-ja i Liverpoolit shpjegon procesin e “rifillimit”

31/07/2024 10:14

Trashëgimia që la Jurgen Klopp te Liverpooli është shumë e rëndë.

Në një intervistë për BBC, Billy Hogan, CEO i Reds, deklaroi se vendimi i papritur i gjermanit për t’u larguar nga klubi, i shpallur në fund të janarit, ishte sikur gjithçka të niste nga e para.

“Largimi i Jurgen Kloppit i dha Liverpoolit një mundësi për të rivendosur sistemin dhe gjithashtu për të parë mënyra të tjera të punës. Njoftimi ishte një tërmet i vërtetë, por ishte pa dyshim më i miri për Kloppin dhe familjen e tij, kështu që natyrisht ishte edhe vendimi më i mirë për Liverpoolin.

Ai ishte plotësisht i sigurt për atë që po bënte dhe e përmbushi atë që premtoi, duke e lënë Liverpoolin në një situatë më të mirë sesa kur mbërriti. Momenti i njoftimit të largimit na mundësoi ta zhvillojmë procesin në mënyrë të matur dhe racionale”, tha drejtuesi i lartë i “The Reds”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA