Milani shumë pranë goditjes së radhës në merkato, kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen me brazilianin e Tottenham

31/07/2024 16:52

Milani kërkon të kompletojë skuadrën për Fonsecën, në mënyrë që të ketë një ekip që të luftojë për titullin kampion këtë sezon.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë janë shumë pranë transferimit të radhës në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Emerson Royal, i cili duket se ka pranuar të bashkohet me “Djallin”.

Braziliani shihet si zgjidhja e duhur në krahun e djathtë të mbrojtjes, për të zëvendësuar Calabrian, në të cilin duket se tekniku portugez nuk ka besim.

Në Itali bëjnë me dije se akordi pritet të arrihet shumë shpejt, teksa në ditët në vijim do të vijë dhe firma e Emerson me Milanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA