Meshkujt grushtojnë femrat në Olimpiadën e mbrapshtë të Parisit, pas lejimit të dy atletëve në boksin e femrave (fotot)

31/07/2024 19:38

Zemërim është shprehur nga komuniteti sportiv në kryeqytetin francez pasi dy boksierë meshkuj do të ndeshen me rivale femra në ringun e Olimpiadës së Parisit, edhe pse një vit më parë ata nuk ishin pranuar në sportet e femrave.

Imane Khelif nga Algeria duelon në kategorinë e femrave 66kg, ashtu si dhe Lin Yu Ting nga Taivani që do të ndeshet me femra në peshën 57kg, pasi pretendojnë se ‘identifikohen si të tillë’, dhe zyrtarët e Parisit i kanë pranuar.

Të dy ata ishin skualifikuar nga kampionati botëror i boksit të grave vitin që shkoi pas ish-kampionia franceze e notit Riley Gaines tha në një koment të shpërndarë gjerësisht, se Khelif është një “boksier mashkull” dhe shtonte se Olimpiada e Parisit “i jep lavdi grushtimit të femrave në fytyrë”.

“Imagjino të stërvitesh të gjithë jetën për të marrë pjesë në një olimpiadë, dhe të të thonë se do të ndeshesh me një burrë,” shkruante ajo në Twitter. “Ky është një realitet tragjik.”

Zyrtarët në Paris thanë kësaj jave se dy meshkujt do të lejohen të boksojnë kundër grave edhe pse një vit më parë testet e tyre të kromozomeve rezultuan XY, që do të thotë mashkull, sipër kundër XX që rezultojnë femrat.

Zyrtarët nuk marrin parasysh pamjen apo gjininë e tyre të lindjes “mashkull” pasi dy boksierët deklarojnë se “janë femra” edhe pse nuk identifikohen si transgjinorë apo ‘intersex’, shkruan NBCNews

Ish-futbollistja australiane Lucy Zelic dënonte gjithashtu përfshirjen e futbollistit trasngjinor Kundananji në sportet e femrave si “efefanti në dhomë”.

Lucy Zelic e sportistja Riley Gaines kane folur kunder praktikes absurde

Zelic, shkruante: “Kemi të drejtë të bëjmë pyetje. Përse këta njerëz në vitin 2022 rezultuan meshkuj, ashtu si dhe në testet e FIFA në 2023, por kjo nuk merret parasysh në 2024?”, shkruan rrjeti //FoxSports//

FOTO GALERI
1/4
Imane Khelif nga Algeria duelon në kategorinë e femrave 66kg

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA