GJKKO vendosi masë sigurie arrest me burg edhe për shefin e Krimeve të Durrësit Agustin Çinari.
Ai del i përfshirë në shkelje, pas hetimeve të kryera nga SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
SPAK ka zbardhur 6 ngjarje kriminale pas hetimeve në vazhdim të dosjes “Plumbi i Artë”.
Mes tyre është vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej.
Hetimet zbardhën 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat. GJKKO sot lëshoi 30 urdhër arreste, ku mes tyre ka masa sigurie për dy oficerë policie.
Gjithashtu është vendosur masë arresti shtëpiak për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan.
Mes personave të akuzuar është edhe “Dari i Elbasanit”, i cili u arrestua disa muaj më parë në Dubai.
Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Top Channel