Mandati i Olta Xhaçkës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, rrëzoi vendimin e Kuvendit

31/07/2024 15:02
Deputetja, Olta Xhaçka

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e rrëzimit të Kuvendit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gjykata Kushtetuese shprehet se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e saj në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata konstaton se në thelb të kërkesës është vënë në diskutim fuqia detyruese e vendimit të Gjykatës që ka përcaktuar detyrimin e Kuvendit për të iniciuar një proces kushtetues të kontrollit të papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, çka ka qenë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, edhe shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes kushtetuese mes palëve, për rrjedhojë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/5-ta e deputetëve, ka sjellë edhe nevojën për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese.

Po ashtu Gjykata vëren se procedura për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Kuvend është vënë në lëvizje përmes dy mocioneve të paraqitura nga jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, mocione këto që janë nënshkruar nga 29 deputetë gjithsej.

Vendimi i plotë Olta Xhaçka:

Në lidhje me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe opozita, ku thekson se maxhoranca shkeli Kushtetutën

“Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për rastin e deputetes Olta Xhaçkën, ku konstaton se mazhoranca shkeli nenin 132 të Kushtetutës, duke vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës.

Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata ka rrëzuar pretendimin e deputetëve të shumicës që ato janë të lirë në mënyrën sesi votojnë. “Parimi i mandatit të lirë të deputetit nuk mund të shtrihet në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të Gjykatës në rastet kur ajo ka përcaktuar për Kuvendin detyrime konkrete që nuk lënë hapësirë vlerësimi për mënyrën e zbatimit nga ana e tij.” – thuhet në vendimin nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata kushtetuese ngre alarmin se sjellja e mazhorancës po krijon krizë kushtetuese dhe po cenon besimin e publikut tek drejtësia. “Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e Gjykatës, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës. Duke mos respektuar këtë detyrim, Kuvendi ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re kushtetuese, pasi, përmes vendimmarrjes së tij, ka cenuar të drejtën kushtetuese të jo më pak se 1/10-ës së deputetëve për t’iu drejtuar Gjykatës për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke penguar mocionin e tyre pavarësisht mosekzistencës së pengesave juridiko-formale.

Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.” – thuhet në vendim.

Si asnjë herë më parë, Gjykata Kushtetuese kërkon që mocioni për mandatin e deputetes Xhaçka të dërgohet sa më shpejt nga Kuvendi, nisur edhe nga parashikimi i nenit 66/a, pika 2 të Ligjit, që parashikon se afati maksimal për dërgimin e mocionit është jo më vonë se 6 muaj nga mbarimi i mandatit të deputetes. Ndryshe shprehet Gjykata po i mohohet asaj kompetenca për të vlerësuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, sipas shkresës së opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA