Zjarrfikësit në Kroaci raportuan sot ditën më të vështirë të luftës me zjarret këtë verë, ndërsa Maqedonia e Veriut thotë se mund të kërkojë ndihmë nga aleanca NATO-s pas ndezjes së dhjetëra zjarreve në 24 orët e fundit.
Zjarrfikësit në Kroaci thanë se në 24 orët e fundit po luftojnë kundër më shumë se 100 zjarreve te shfaqura, me 1000 zjarrfikës dhe avionë ujë-lëshues.
Gjithashtu në 24 orët e fundit 66 vatra zjarri janë ndezur çuditërisht në Maqedoninë e Veriut, duke shkatërruar dhjetra hektarë pyje, e duke detyruar autoritetet të mendojnë të kërkojnë ndihmë nga jashtë.
Një nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Kroaci është ajo në qytetin bregdetar të Tucepi, ku një zjarrfikës u plagos mbrëmë, ndërsa rezidentët kanë kaluar natën pa gjumë dhe disa prej tyre janë evakuar.
Më në veri në Sibenik, zjarrfikësit punonin për të ndaluar një zjarr në parkun kombëtar Krka, i njohur për ujëvarat e tij.
Zjarret gjatë valës së të nxehtit në Ballkan kanë bërë që vende si Maqedonia, Bullgaria e Shqipëria të kërkojnë ndihmë nga jashtë, shkruan rrjeti TheStar.
Në Greqi një zjarr madhor është ndezur në ishullin Evia, në veri të Athinës, ku të paktën 10 avionë po ndihmojnë zjarrfikësit në rajonin qendror të Pissona.
Disa avionë të mekanizmit të mbrojtjes së BE kanë ardhur në ndihmë të zjarrfikësve në Bullgari e Shqipëri, shkruan The Star.
Top Channel