Interi gjen në Spanjë mbrojtësin e majtë, gati oferta për 19-vjeçarin e Valencias

31/07/2024 22:48

Interi pret të kompletojë shitjen e Carbonit, Satrianos dhe francezit Agoume, për të investuar më pas paratë për një mbrojtës të majtë, teksa së fundi media italiane ka bërë me dije edhe emrin në krye të listës së Piero Ausilios.

Është pikërisht spanjolli Yarek Gasiorowski, mbrojtës 19-vjeçar i Valencias, i përzgjedhuri i Ausilios, i cili ka marrë edhe miratimin e trajnerit Simone Inzaghi. Futbollisti që sapo u shpall edhe Kampion Europe me Spanjën U19, ka kontratë deri në verën e ardhshme me Valencian dhe një klauzolë prej 15 milionë eurosh, që mund të negociohet sërish mes palëve.

Për më tepër, Gasiorowski ka si menaxher Sergio Barilën, i njëjti që menaxhon edhe portierin Joseph Martinez, i cili iu bashkua Interit në fillim të muajit korrik. Pikërisht gjatë negociatave për Martinez, u propozua edhe emri i mbrojtësin 19-vjeçar, që për moshën dhe perspektivën, joshi jo pak drejtuesit e Interit.

Sezonin e kaluar Gasiorowski luajti 14 ndeshje, një pjesë të mirë të të cilave si titullar, duke treguar cilësi mjaft të mira, teksa te Interi e shohin si një rast të ngjashëm me gjermanin Bisseck, që u rrit gradualisht në grupin zikaltër duke u shndërruar në një mbrojtës të besuar edhe për të luajtur nga fillimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA