FOTO/ Kush është ish-gjyqtarja që u arrestua sot nga SPAK gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, gjykoi anëtarët e grupeve kriminale në Elbasan

31/07/2024 11:39

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është nën arrest shtëpiak, pas aprovimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila ka aprovuar 30 masa sigurie këtë të mërkurë.

Ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK, pas lëshimit të urdhër arresteve. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson operacioni i cili vijon ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme është vazhdim i “Plumbit të Artë”.

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA