Kristjan Asllani konfirmoi vetëm pak ditë më parë se do të ishte pjesë e Interit dhe se do të luftonte deri në fund për të zënë një vend titullari në skuadrën e Inzaghit.

Gjithsesi, gjërat edhe mund të ndryshojnë, pas mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Liverpool-it në Angli.

Lajmin e raporton “The Athletic”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga opsionet e trajnerit Arne Slot për të përforcuar mesfushën.

Asllani luajti si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, por u rrit si lojtar duke treguar prova të mjaftueshme se ai mund të luajë si “regjisor” në skuadrën e Simone Inzaghit. Për këtë arsye ai pëlqehet dhe nga tekniku i ri holandez i “The Reds”.

Gjithsesi Asllani nuk është i vetmi opsion në listën e Liverpool për mesfushën, pasi 6-herë kampionët e Europës interesohen dhe për Billy Gilmour i Brighton, Tijjani Reijnders i Milanit dhe Maximo Perrone i Mançester Sitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA