
Ministrat e rinj të kabinetit Rama ngjitën shkallët e Presidencës për t’u betuar mbi Kushtetutë para se të nisnin detyrën e re.
Ministri i Mbrojtës Piro Vëgnu ishte i pari që bëri betimin me dorë mbi ligjin themeltar të shtetit.
Më radhë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i Financave Petrit Malaj dhe ne fund ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentit Taulant Balla u betuan se do të respektojnë ligjet e vendit ne kryerjen e detyrës së re.
Trokitjet e gotave me kreun e shtetit Bajram Begaj , kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe anëtarët e kabinetit qeveritar shënuan fundin e ceremonisë, duke i hapur rrugë kalimit të detyrës nga ish ministrat tek ministrat. I pari që nxitoi ti drejtihej zyrës së punës ishte Petrit Malaj i cili u prit nga ish ministri i Financave Ervin Mete.
Në kohën kur ministrat merrnin detyrat nga paraardhësit, demokrati Gazment Bardhi trokiti në SPAK për te kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre ministrin Pirro Vëngun për një kontratë me vlere 12 milion euro të lidhur sipas tij ne shkelje te rregullave te prokurimit publik në kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit te Portit te Durrësit.
Top Channel