Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në Malin e Shëngjinit, duke vënë në rrezik banesat dhe hotelet.
Një qytetar i bën apel deputetit të zonës, Agron Gjekmarkaj, për ndihmë. Sipas tij, Policia nuk po merr masat e duhura për neutralizimi e flakëve.
“Edhe njëherë Agron, më fal për shqetësimin, por. Ka dhe shpërthime minash atje. Prefekti nuk del, Policia nuk përgjigjet, thotë se po merr masa, por asgjë nuk po bën”, shprehet qytetari.
Vetë deputeti, në një reagim të bërë pak më herët, u shpreh se mbrëmë ishte një natë e frikshme dhe bëri thirrje të aktivizohet çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në Shëngjin.
“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, u shpreh Gjekmarkaj.
Top Channel