Zjarret në Elbasan/ Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrja në disa zona e pamundur për shkak të…

30/07/2024 10:07

Edhe në Elbasan zjarrfikësit janë në luftë me flakët.

Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Zavaline, ku 30 efektivë të ushtrisë me tre mjete dhe rreth 40 forca të zjarrfikëses së Elbasanit dhe emergjencës, po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit malor, është e pamundur ndërhyrja deri në zonë me mjetet zjarrfikëse.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, nga përhapja e të cilit është djegur një sipërfaqe toke me shkurre në Zavalinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA