
Sërish aksident i trefishtë në vend, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave, një i plagosur
28/02 23:08
Gazment Bardhi ka akuzuar rëndë Lindita Nikollën, se kjo e fundit ka gënjyer në lidhje me arsyen e dorëheqjes nga posti i kryetares së Kuvendit.
Nikolla lajmëroi një seancë më parë se është e detyruar të largohet për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Bardhi është ngritur nga vendi i tij në seancën e sotme plenare, për votimin e ministrave të rinj, duke shkuar afër kabinetit dhe e ka quajtur Nikollën “gënjeshtare” dhe “të paturp”.
Bardhi: S’të vjen turp, je e paturp. U the të gjithëve ‘jam sëmurë’. Gënjeve Kuvendin, u the ‘ jam sëmurë’. Preke të gjithë sallën. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për këtë që the
Top Channel