Për herë të dytë brenda dy muajsh, një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë është sulmuar.
Herën e parë me zjarr ndërsa mëngjesin e sotëm me tritol. Fatmirësisht njëri prej pronareve ka shpëtuar për mrekulli, pasi ka qenë duke fjetur pak metër më larg, kur ka shpërthyer tritoli. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Pronari Kristian Preka tregon se prej 10 vitesh jeton në Gjermani dhe të gjitha kursimet i ka investuar në fushën e turizmit në këtë restorant. Ai i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin ketë ngjarje të përsëritur.
Rreth orës 3 të mëngjesit, dy persona të maskuar janë afruar lokalit dhe njeri prej tyre, nga pas, ka hedhur lenden plasëse mbi soleten e restorantit dhe me pas janë larguar me shpejtësi.
Top Channel