Palestinezët zbrazin kampin e refugjatëve në Gaza pas urdhrit të Izraelit për evakuim (fotot)

30/07/2024 19:25

Mediat perëndimore shpërndanin sot pamje të rrugëve të zbrazua dhe tendave të braktisura, teksa qindra banorë dhe familje të zhvendosura u larguan nga kampi i refugjatëve Al-Burei në Gaza, kur ushtria izraelite njoftoi se “do të vepronte me forcë ndaj militantëve në zonë”.

E zhvendosura palestineze Umm Khalil Hussein, tha për rrjetin AFP:

“Ky duhet të shkojmë? Nuk kemi para për të lëvizur, ne nuk kemi as për të ngrënë as për të pirë, dhe në fund na thonë se duhet të evakuojmë shtëpitë e tendat. Ku duhet të shkojmë?’

Umm Khalil kërkonte vëmendje nga bota për atë që po ndodh në Palestinë.

“Kjo është hera e gjashtë që po zhvendosemi nga një tendë në tjetrën, nga një shtëpi në tjetrën, nga një qytet në tjetrin. Mesazhi im për botën është të tregojë mëshirë për ne, të tregojë vëmendje për të varfrit, për të rejat që tani kanë mbetur të ve.”

“Vajza njëzet-vjeçare që kanë mbetur të ve kur bashkëshortët e tyre nuk ishin përzier kurrë në këto telashe”, tha Umm Khalil.

Rezidenti i kampit Al-Burei, Youssef Lamghari, tha se njerëzit u larguan kur ushtria nisi të jepte njoftimin me telefonata.

“Unë i përballoj kërcënimet e Izraelit si çdo qytetar në kamp dhe në Rripin e Gazës. Kërcënimet janë të vërteta, ato prekin të gjithë. Izraeli godet Rripin e Gazës me ose pa paralajmërim. Shumë nga banorët e kampit Burei u larguan pas telefonatave që nisën të merrnin rezidentët.”

“U larguan shumë njerëz sepse duan të mbrojnë jetën e grave dhe të fëmijëve të tyre, për t’i shpëtuar agresionit izraelit që vijon prej dhjetë muajsh në Rripin e Gazës”, tha Lamghari për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
4/9
"U larguan shumë njerëz sepse duan të mbrojnë jetën e grave dhe të fëmijëve të tyre, për t’i shpëtuar agresionit izraelit që vijon prej dhjetë muajsh në Rripin e Gazës”, tha Lamghari për rrjetin AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA