Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të mërkurën për të pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u vu në pranga një ditë më parë, pasi emri i tij doli në komunikimet në Sky Ecc gjatë përpjekjeve për të pushuar një hetim.
Por, veç diskutimit për të pezulluar Zarkën, gazetarja Anila Hoxha raporton se në mbledhjen e nesërme do të emërohet si prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Anita Jella.
Po ashtu, do të diskutohet për të mos caktuar në SPAK prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili më herët ishte renditur si fitues dhe me pikët e plota. Tavani nuk është konsideruar nga komisioni i SPAK dhe kjo do të thotë se do të ketë diskutime që në vend të tij të emërohet Bledur Maksuti.
Top Channel