Milani duket se është bërë shumë aktive në merkato, me kuqezinjtë që duan të krijojnë një skuadër të fortë, në mënyrë që të jenë pretendent për titullin kampion të Serie A.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, “Djalli” është shumë i interesuar për shërbimet e Armando Brojës nga Chelsea, por shqiptari nuk është i vetmi sulmues i “Bluve” që ka përfunduar në radarët e Milanit.
“The Sun” raporton se kuqezinjtë kanë shfaqur interes dhe për shërbimet e Raheem Sterling. Sulmuesi anglez nuk është në planet e Enzo Marescës, i cili i ka komunikuar lojtarit se nuk do të jetë në formacionin e parë.
Kështu, Milani është një nga klubet që është futur në garë për shërbimet e yllit anglez, së bashku me Napolin dhe klubin saudit, Al-Alhi.
Gjithsesi, paga prej 300 mijë eurosh që Sterling fiton në javë është një problem, me klubet që do të mundohen të negociojnë me sulmuesin për një pagë më të vogël dhe më të përballueshme.
Top Channel