Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano! Balluku: Do t’i shërbejë të gjithë rajonit! Dyfish më i thellë, terminal kontejnerësh tre fish më të madh

30/07/2024 10:32

Hapet sot gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se porti i ri do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

Balluku: Një vit i veçantë për infrastrukturën. Viti që do të vijë do të jetë akoma më i rëndësishëm, para se të mbarojë 2024, do të dorëzojmë dhe projektin e aeroportit të Vlorës, Unaza e Madhe e Tiranës, që do të lidhë të gjitha autostradat e vendit me kryeqytetin dhe Tuneli i Murrizit. 31 dhjetori 2024 do të jetë përmbushja e shumë ëndrrave.

Sot, çelja e garës është një nga momentet më të veçanta, e kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të mëdha.

Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh tre fish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një insfrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje.

Nëse dikur na paragjykonin, flitej për 3D, por ka ca muaj që nuk e dëgjojmë më. Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare në procesin e tenderimit, ndaj kemi vendosur të kemi në krah konsulentët e Royal Haskoning.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA