Gjekmarkaj reagon për zjarrin në Shëngjin: Natë e frikshme, por qeveria është e zënë me zjarret e propagandës!

30/07/2024 10:37

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë Shëngjinin mbrëmjen e djeshme duke rrezikuar banesat.

Gjekmarkaj shprehet se mbrëmë ishte një natë e frikshme dhe i bën thirrje kreyeministrit Edi Rama të aktivizojë çdo mjet dhe të mbrojë qytetarët dhe pronat e tyre në Shëngjin.

Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.

Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”-shprehet Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA