
Sërish aksident i trefishtë në vend, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave, një i plagosur
28/02 23:08
Votimi i ministrave pas propozimit të Ramës për ndryshime në kabinetin qeveritar u shoqërua me tensione të ashpra nga ana e opozitës.
Që në nisje të seancës deputeti Gazment Bardhi ka ngritur zërin duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, ndërsa kjo e fundit e përjashtoi nga seanca.
Bardhi iu afrua kabinetit duke e akuzuar Nikollën se ka gënjyer për arsyen e dorëheqjes së saj nga posti i kryetares së Kuvendit.
Atij iu bashkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës, të cilët bllokuan foltoren dhe bënë zhurmuesin.
Të gjithë ministrat e propozuar nga Rama u miratuan në pozicionet e caktuara.
Top Channel