Kristian Preka, pronari i restorantit në Velipojë ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.
Për gazetarin Klodian Zhivani ai tregon se investimin e ka kryer me mundin e 10 viteve që ka punuar në Gjermani, dhe se nuk i ka borxh askujt.
“Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike.
Unë jam emigrant në Gjermani që 10 vite. E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh, as asgjë, nuk e di, shumë i zhgënjyer. Shpresoj që policia të merret seriozisht se është hera e dytë, të gjenden autorët sa më shpejt.”-u shpreh ai.
Top Channel