Detaje nga masakra në Angli me dy fëmijë të vdekur e nëntë të plagosur! Mbreti Charls, William dhe Kate reagojnë për krimin e rëndë

30/07/2024 08:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë, ku një person ka sulmuar me thikë ditën e djeshme disa njerëz dhe fëmijë në një klub veror për fëmijë në Southport.

Nëntë persona gjithsej u plagosën gjatë sulmit, duke përfshirë dy të rritur që u përpoqën të mbronin fëmijët nga vrasësi me thikë në Merseyside.

Mbreti Charles ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi, ndërsa William dhe Kate lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje për viktimat e incidentit të tmerrshëm.

Në një deklaratë në Twitter, Princi dhe Princesha e Uellsit thanë: Si prindër, ne nuk mund të imagjinojmë se çfarë po përjetojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën sot në Southport. Ne dërgojmë lutjet tona për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm.

Policia ka arrestuar një djalë 17-vjeçar në lidhje me sulmin me dyshimin për vrasje. Edhe pse një motiv mbetet i paqartë, oficerët thonë se kanë përjashtuar terrorizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA