Kryeministri Edi Rama, në hapjen e garës për tenderin e ndërtimit të porit të ri tregtar në Porto Romano, paralajmëroi kompanitë në garë.
Sipas kryeministrit, kompania e njohur holandeze RoyalHaskonening, që ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit, do të mbikqyrë deri në fund të gjithë procesin.
“Royal Haskoning sjell për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrat më mreslënës të gjithë botës së inxhinierisë. Royal Haskoning do ta shoqërojë projektin, duke qenë partneri i qeverisë shqiptare për të mbikqyrur të ghjithë procesin, nga gara ndërkombëtare te punimet që do të bëhen në port. Deti ka shumë lloj speciesh dhe dihet se specia e njohur si më e frikshme është peshkaqeni. Ata që ndërtojnë porte, janë peshkaqenët e tokës, me vjen mirë që kanë ardhur, ndër kompanitë e listuara, pesë prej tyre janë më të mëdhatë në botë, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish trefish, katërfish, nëse nuk ke peshkatarë peshkaqenësh. Royal Haskoning na ka sjellë peshkatarin e duhur për t’i mbajtur peshkaqenët brenda rregullave, ndaj nga peshkaqenë do t’i bëjmë delfinë që në fund do ta na japin një spektakël ku të gjithë do të dalin të fituar”.
Fondi limit për ndërtimin e veprës së re do të jetë 392 milionë euro. Gara e tenderimit do të kalojë në dy faza dhe pritet që punimet të fillojnë pranverën e vitit të ardhshëm.
Kryeministri Rama tha se kjo garë ndërkombëtare nën udhëheqjen e kompanisë holandeze do të garantojë sukses në ndërtimin e portit të ri dhe do t’i japë kontribut ekonomisë
Top Channel