Anija “Palinuro” e marinës ushtarake italiane hap dyert për publikun këtë fundkorriku

30/07/2024 10:33

Qytetarë të çdo grupmoshe do të kenë mundësinë të shohin nga afër dhe vizitojnë një nga anijet historike të marinës ushtarake në Durrës.

Nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht, anija “Palinuro” do të kryejë një ndalesë në portin detar të Durrësit gjatë së cilës do të presë në bord edhe qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike italiane. Lajmi është dhënë nga Marina Ushtarake përmes një njoftimi të ambasadës italiane në Tiranë. Në anije gjatë kësaj vizite do të mirëpriten edhe studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve.

Dy vite më parë, në tetor, qe anija tjetër shkollë e marinës “Amerigo Vespuci” që hapi dyert për publikun.

Ambasada italiane në vendin tonë njofton se “Palinuro” vjen në Durrës pas ndalesës në Lussinpiccolo në Kroaci që u mbyll me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s.

Anija do të jetë e hapur për publikun në portin e Durrësit sot, nga ora 16:00 deri më 20:00, të mërkurën nga ora 09:00 deri më 12:00 dhe nga ora 16:00 deri më 20:00 dhe të enjten nga ora 09:00 deri më 11:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA