Vranë bariun pas sherrit për kullotat, Apeli dënon me 18 vite burg Viktor Omerin, 17 vite heqje lirie për shokun e tij

29/07/2024 14:55

Pasi çështja u rikthye për gjykim, Apeli i Gjykatës së Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Viktor omerin dhe 17 vite shokun e tij, të cilit në vitin 2007, pas një konflikti për kullotat, vranë Kleo Gërdhuqin.

Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë të Vlorës.

Gjykata e Vlorës, në fillim, shpalli të pafajshëm Viktor Omerin dhe Fadil Telushin, ndërsa në vitin 2009, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi kthimin e akteve gjykatës së Vlorës për rishqyrtim me trup tjetër gjykues.

Ndërkohë, Apeli i Vlorës në vitin 2013 vendosi të shpallë fajtori Omerin dhe Telushin për vrasje me paramendim. Ndaj këtij vendimi u bë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila shpalli fajtorë të pandehurit.

Avokatët kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë të Vlorës ku të dy të pandehurit u shpallën të pafajshëm.

Por në përfundim, sot, Apeli vendosi deklarimin fajtor të Omerit dhe Telushit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA