Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025! Më e mira është përpara


29/07/2024 09:41

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025.

Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombëtare të PS.

“Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025.
Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara! Forca”, shkruan Veliaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA