Varri 1,200-vjeçar habit studiuesit me muralet misterioze në Kinë (fotot)

29/07/2024 18:09

Një tumë e sapo-zbuluar 1,200-vjeçare në Kinë shfaq murale të mahnitshme në brendinë e saj, që kanë lënë studiuesit të habitur me përshkrimet artistike.

Arkoeologët zbuluan varrin e lashtë të dinasitsë Tang në një faqe mali në Taiyuan, qendra e provinces veriore kineze Shanxi.

Dhoma e varrimit është e dekoruar me gdhendje të mahnitshëm të jetës së përditshme që datojnë prej epokave të errëta të viteve 618-907.

Në vitin 2018, gjatë punimeve të ndërtimit në zonën malore, arkeologët bënë zbulimin e tyre të rralla.

Gërmimet e varrit kanë përfunduar vetëm kohët e fundit dhe u raportuan te rrjeti Livescience, duke cituar rrjetin vendas Xinhua.

Epitafi varrit thotë se i zoti ka vdekur në vitin e 24-rt Kaiuan (viti 736) bashkë me gruan e tij, Guo.

Artikulli hedh dritë mbi dinastinë Tang e cila ka sunduar në shumicën e Kinës lindore e qendrore nga viti 618 deri në 907.

Brenda tumës arkeologët gjetën murale që përshkruanin jetën e përditshme në epokën Tang, si prashitja e grurit, prodhimi makaronave dhe detyra të tjera të komunitetit.

Hyrja shënohet nga një dizajn i komplikuar dekorativ, ndërsa në korridor janë punuar tre figura njerëzore me veshje të gjata tradicionale.

Një nga muralet tregon një figurë me stil “perëndimor” që duket se ka flokë biondë dhe mjekër.

Muralet e tumës janë të ruajtura mirë dhe përshkruajnë gjithashtu figura njerëzore që qëndrojnë nën pemë.

Rrjeti South China Morning Post citonte drejtin e institutit arkeologjik të Jinyang, Long Zhen, të thoshte se stili artistik ishte i ngjashëm me atë të gjetur në tumën e princit Wang Shenzi, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
2/5
Dhoma e varrimit është e dekoruar me gdhendje të mahnitshëm të jetës së përditshme që datojnë prej epokave të errëta të viteve 618-907.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA