Pas disa versionesh, është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur më më 24 qershor në Sarandë, ku humbi jetën zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj.
Fillimisht u raportua se ishte një zhytës të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar.
Mirëpo, nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçarit i shpërtheu në dorë eksplozivi, që në fakt donte ta vendoste në një anije që bënte linjën Sarandë Korfuz.
Ishte Eridion Muho që kishte një linjë të transportit detar, ai që kishte planifikuar të ‘fundoste armikun’, pra konkurrentin e tij, duke i vendosur eksploziv.
Për këtë kishte ngarkuar zhytësin Armand Nelaj, por këtij të fundit, i ‘mbeti bomba në dorë’ dhe humbi jetën aksidentalisht.
Detyra e tij ishte të vendoste eksplozivin me magnet poshtë anijes së konkurrentit, që ajo të shpërthente.
Pas zbardhjes së ngjarjes, policia thotë se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel