Situata me zjarret në vend, 30 vatra në 24 orët e fundit! Vijon të digjet vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë

29/07/2024 11:16

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar.

Ministria e Mbrojtjes njofton se është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditësh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.

Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.

Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.

Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan dje u bë e mundur shmagia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan-Bode.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA