Shembet shkëmbi në plazhin e njohur/ Pushuesit nuk shqetësohen, shijojnë orët me diell (Fotot)

29/07/2024 22:12

Një pjesë e një plazhi të njohur të Cornish në Britaninë e Madhe u rrethua për shkak të një shembjeje shkëmbi, ndërsa disa njerëz po pushonin poshtë.

Autoritetet paralajmëruan plazhistët që të qëndrojnë larg zonës në plazhin e madh perëndimor të Newquay ndërsa zona të sigurohej.

Këshilli i Cornwall-it njoftoi rastin sot, një nga ditët më me diell të vitit deri më tani.

Rënia thuhet se mund të lidhet me sasinë e madhe të shiut së fundmi duke e bërë tokën të paqëndrueshme.

Edhe pas rënies së gurëve, pushuesit nuk janë larguar nga plazhi, por kanë shfrytëzuar orët me diell.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA