Deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca plenare do të shtyhet për nesër.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, mëson se shkak për shtyrjen e seancës është se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Ndërkohë, burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në kabinetin qeveritar janë në proces verifikimi para se të marin firmën e Kreut të Shtetit.

Në vitin e fundit të mandatit të tretë, Kryeministri Rama vendosi t’u besojë tre drejtorëve të papërfolur dhe të pakonsumuar tre ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu në krye të ministrisë së Brendshme, largohet Taulant Balla dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Në ministrinë e Financave është larguar Ervin Mete dhe në vend të tij është emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes është larguar Niko Peleshi dhe vendin e tij e ka zënë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, Rama propozoi Elisa Spiropalin kryetare të Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA