Rusia mban paradë të flotës detare në Shën Petersburg (Video-foto)

29/07/2024 17:00

Një flotë ndërkombëtare e rreth 200 luftanijeve kryen dje një paradë detare në Shën Petersburg, ku morën pjesë qindra efektivë te marines, shkruanin mediat ruse.

Parada e djeshme ushtarake që zhvillohet çdo verë në të dielën e fundit të korrikut u ndoq nga zyrtarë të lartë të qeverisë ruse.

Në celebrimet merrnin pjesë marinarë nga katër flotat kryesore ruse ashtu si dhe ushtarakë detarë të diskoluar në Siri, shkruan rrjeti vendas RussiaToday.

Parada drejtohej nga luftanija historike Poltavae ndërtuar në shekullin e 18-të, me vela dhe 54-topa.

Ndër anijet moderne përfshiheshin korveta dhe anije raketore, si dhe një akullthyese që përdoret për misionet e arktikut, shkruan rrjeti vendas.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA