Pretenca për trafikun e kokainës, SPAK kërkoi dënimin e 11 të dyshuarve, shpërndanin drogën në Itali

29/07/2024 19:44

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë. 

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Liço duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj Luli, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim.

Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga 2015 deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasia të hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

SPAK deklaroi në gjykatë se njëri nga të akuzuarit ishte kujdesur që gjatë aktivitetit që bënte korrierin e drogës të rezultonte i punësuar duke u regjistruar si kamarier në biznesin e shefit Gernard Beu. Në të njëjtin subjekt ishin regjistruar edhe të akuzuarit e tjerë Ilir Duro, kurse Florid Vukaj ishte regjistruar si banakier në biznesin e trafikantit tjetër, Braniol Liço. Ky i fundit nga materiali i italianëve gjatë kohës që Beu u arrestua në Itali, mori drejtimin e trafikut.

SPAK tha se nga një fletore e sekuestruar ku kryhej kontabiliteti i trafikut ka çkoduar edhe simbolet ku gërma “S” do të thoshte se origjina e marijuanës ishte nga Spanja, “A” droga ishte nga Shqipëria, “H” do të thoshte kokainë tym apo “çokollatë” do të thoshte hashash, “pako” do të thoshte një kilogramë dhe “copë” një gram kurse fjala “mushka” përshkruante transportuesin dhe korrierin e parave dhe të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA