Ndryshimi i Kodit të Punës, Kuvendi sqaron amendimin për lejen vjetore: Punonjësve u kemi shtuar dy ditë pushime

29/07/2024 15:07

Kuvendi ka sqaruar sot ndryshimet e fundit në Kodin e Punës që kanë të bëjnë me lejen vjetore të punonjësve.

Në një sqarim për Top Channel, Kuvendi bën të ditur se përmes këtyre ndryshimeve, leja vjetore e punonjësve nuk do të jetë më 4 javë kalendarike, por 22 ditë pune.

“Ishte 4 jave kalendarike u bë 22 ditë pune. E bëmë me ditë për ti dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 dite. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë”, sqaron Kuvendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA